Posta Shqiptare ka organizuar një aktivitet të veçante tek “Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë” me fëmijët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati. Me anë të një njoftimi në Facebook, Bushati bën me dije se pikturat e këtyre nxënësve janë kartolinat që Posta ka përdorur për festat e fundvitit. ”Belkiza, Marjana & Danieli janë nxënësit të cilët me shpirtin e tyre artistik pikturuan kartolinat e fundvitit për #PostënShqiptare Familja e këtyre fëmijëve është përtej shtëpisë, ne jemi këtu #bashkë me ta, që të gjithë të bëjmë një #familje të madhe ku të jemi njësoj të integruar, me akses & sa më pranë shoqërisë.”, thekson Bushati.
Sëbashku me Bushatin në këtë aktivitet kanë qenë edhe aktorët Salsano Rrapi, Bes Kallaku si dhe moderatorja e njohur Orinda Huta dhe gazetarja Fiori Dardha.
Postimi i Drejtorit të Postës Shqiptare, Ervin Bushati: