Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, ndodhet sot në Paris, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, dy ditë pasi mori zyrtarisht detyrën.
Presidenti i Francës Emanuel Macron ka rezervuar një pritje të ngrohtë për liderin gjerman. Ata gjithashtu u zotuan për të mbajtur të fortë boshtin franko-gjerman.
“Katër vitet e fundit kam punuar me Angela Merkel për të gjitha këto çështje. Unë e di që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim të ngushtë së bashku, i dashur Olaf, ” tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me të dy udhëheqësit.
Scholz tha se takimi diskutoi se si Franca dhe Gjermania mund të punojnë së bashku për ta bërë Evropën më të fortë.