Sipas Gazzetta dello Sport, e ardhmja e Luis Alberto te Lazio është në dyshim.
Lojtari nuk ndihet më i rëndësishëm si më parë dhe ëndrra e tij është jo që të luajë te Sevilla, skuadra e tij e zemrës.
Fakti është se spanjolli ka një marrëveshje me bardhekaltrit deri në 2025-ën dhe Lotito e vlerëson jo më pak se 30 milionë euro.
Mesfushori nuk konsiderohet i paprekshëm, por vetëm para një oferte që mund ta lejojë Taren të gjejë një zëvendësues në merkato.