Këngëtarët Ylli Limani dhe Ledri Vula janë të ftuarit surprizë të spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”. Ata janë ulur në studio, por së shpejti do të hyjnë në shtëpi për të surprizuar banorët. Të pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kë pëlqejnë nga konkurrentët, ata nuk kanë vetëm një emër:
Ylli thotë se pëlqen Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe së fundi Einxhelin. Donaldi, Iliri dhe Arjola janë po ashtu të preferuarit e Ledrit. Të dy artistët thonë se e ndjekin “Big Brother VIP”, pasi është e pamundur të mos e shohësh, teksa të gjithë flasin për të, ndërsa ylli tregon se është ndjekësi më i rregullt i këtij ‘reality show’.