Bankinat në rrugën “Struma” nuk janë vendosur sipas kërkesës dhe rregullores. Ky është përfundimi i arritur sipas një inspektimi ndërkombëtar që u bë me kërkesë të Institutit Bullgar për Siguri Rrugore, transmeton TV-21.

Raporti shton se veç bankinave, edhe sinjalistika rrugore nuk ka qenë e duhura.

“Në këtë pjesë të magjistrales ka pasur mbi 200 aksidente trafiku. Pas aksidenteve, rrethoja mbrojtëse është dashur të zëvendësohet me një të re, por nuk është zëvendësuar në mënyrë cilësore. Kjo mbrojtëse nuk mund të përballojë goditje”, tha Emil Markov, ekspert në Institutin për Siguri Rrugore.

Raporti momentalisht është në përpunim e sipër dhe pritet që në ditët në vazhdim të kalojë në duart e autoriteteve përgjegjëse.