Pavarësisht se tashmë ka mbushur 40 vjeç, Bruno Alves nuk duket se dëshiron të ndalet. Përkundrazi. Në shtator, pasi i dha lamtumirën Parmës, ai u transferua në Greqi, tek Apollon Smyrnis. Portugezi zbulon se ka qenë një moment kur fati i tij dhe i një klubi të madh italian u kryqëzua, vetëm për “t’u prekur” me njëri-tjetrin dhe për të marrë rrugë të ndryshme pastaj.
Mbrojtësi portugez me përvojë, i cili u transferua në Serie A më 2016 te Cagliari dhe më 2018 te Parma, pas përvojës së tij me Rangers, zbuloi për “Sportweek” një detaj të veçantë në lidhje me merkaton e janarit 2019. Pas disa muajsh me fanellën parmalate, Bruno Alves do të kontaktohej nga Juventusi, duke kërkuar një mbrojtës: “Juve telefonoi agjentin tim, Mendes. Ata po kërkonin një qendërmbrojtës. Cristiano Ronaldo gjithashtu më telefonoi dhe tha se do të ishte i lumtur të më kishte shok skuadre”.
Bruno Alves ishte gati 38 vjeç, por pavarësisht kësaj, bardhezinjtë besuan tek ai. Marrëveshja, megjithatë nuk u realizua, siç tregon ish-i i Parmës: “Në fund, megjithatë, Allegri vendosi të vinte bast për lojtarët e tjerë që kishte tashmë në skuadër”.