Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informacionit ka kaluar me tone të ashpra dhe debate në lidhje me arsimin e lartë.
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ngriti pretendimet se Universiteti i Tiranës është i paakredituar.
Ndërkohë që Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e konsideroi një gjë të rëndë të mos ketë informacion se ky universitet është i akredituar. Ajo shtoi se thënia e të pavërtetave në këtë komision është një gjë vërtetë e rëndë.