Zinedine Zidane është përfolur shumë për të marrë drejtimin e PSG, por në klubin francez kanë qenë të qartë dhe shpesh e kanë mohuar diçka të tillë.
Në lidhje me këtë temë ka folur sërish drejtori sportiv Leonardo, i cili qartazi thotë se nuk kanë kontaktuar askënd për të zëvendësuar Mauricio Pochettino.
“Ne kurrë nuk e kemi kontaktuar Zinedine Zidane ose ndonjë trajner tjetër. Edhe para se Pochettino të na bashkohej si trajner i ri i yni, ne kurrë nuk kemi hapur bisedime me Zidane”, është shprehur Leonardo për “Europe 1”.