Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet këtë vit në Pallatin e Kongreseve, në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor, ndërsa janë bërë publik edhe emrat e prezantuesve.

Në Festival rikthehet Ardit Gjebrea si prezantues, ndërsa në krah të tij do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Klevi Kadilli.

Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës në Festival, duke qenë bashkë skenariste.

Nata e parë e Festivalit do t’i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovision.

Drejtimi artistik i Festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda regjia nga Redi Treni dhe në krye të këtij edicioni, në rolin e Drejtorit të Festivalit, do të jetë, zv. drejtori i përgjithshëm në RTSH Martin Leka.