Çifti i njohur, Nicolas Cage dhe Riko Shibata do të bekohen shumë shpejt me një engjëll.
Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori i “Ghost Rider” për Revistën People, duke thënë se do të bëhet baba për herë të tretë.
Ky do të jetë fëmija i parë i Cage me gruan e pestë Shibata. Nicolas tashmë është baba i djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, të cilët janë nga lidhjet e mëparshme.
57-vjeçari u martua me Shibata, 27 vjeç, më 16 shkurt 2020 në ditëlindjen e babait të ndjerë të Cage, si një nderim për patriarkun.