Mediat e Sali Berishës kanë “zbuluar” sot, se pse Lulzim Basha nuk e lëshon selinë e PD-së.
Sipas tyre, aty do të ndërtohet një kompleks kullash, dhe ai që përfiton, është Lulzim Basha.
Por si është e vërteta e kësaj historie?
Në fakt, është e vërtetë se aty ka pasur plan për ndërtimin e kullave, bashkë me Xhaminë e Namazgjasë.
Dhe plani është firmosur nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryeministër, siç vërtetohet edhe nga faksimilet e publikuara më poshtë nga gazeta TemA.
Por këtë plan nuk e vuri dot në zbatim, për arsyen se u largua nga pushteti.
Ndaj dhe që të mos përfitonte njeri tjetër dhe ta mbante peng, një javë para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha rrëmbeu dhunshëm godinën dhe ambientet e SHQUP, për ta kthyer në seli të Partisë Demokratike.
Kjo, me shpresë se një ditë do të kthehej në pushtet dhe pastaj mund ta vinte në zbatim këtë projekt, për të përfituar pikërisht ai.
Por Lulzim Basha i “tradhtoi”, ndaj dhe Jamarbër Malltezi ulëriste i shqetësuar buzë Lanës më 8 janar, se Lulzim Basha po bën lekë, se mendonte se Basha tani do e vërë në zbatim me Ramën këtë projekt.
Në fakt ishte pikërisht Edi Rama, ai që e anuloi projektin e firmosur nga Sali Berisha.
Kjo, edhe për shkak të reagimit të ashpër të besimtarëve myslimanë, të cilët ishin kundër që në Xhaminë e Namazgjasë të kishte edhe kulla dhe qendta tregtare.
Por rikthimi i këtij debati, pra për ndërtimin e kullave aty ku është tani selia e PD, debat që është hapur pikërisht nga mediat e Berishës, tregon qartë pse Berisha e rrëmbeu atëhere godinën dhe ambientet e SHQUP.
Vetëm se gjërat kanë ndryshuar shumë deri atëhere, pasi edhe plani është anulluar, edhe Basha nuk është më me Berishën, edhe selinë e PD-së, Sali Berisha tani jo më që nuk e merr dot, por as nuk shkel dot në të./Tema