Nga Eduard Zaloshnja
Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen më 6 mars. Nga zhvillimet aktuale politike, duket gjithashtu pothuaj plotësisht e sigurtë se në këto zgjedhje të pjesshme do të kemi nga 3 kandidatë kryesorë në secilën bashki – një të Ramës, një të Berisha-Metës, e një të Bashës.
Konfigurimet lokale janë shpesh të paparashikushme, por përvoja e gjatë me analizat elektorale dhe sondazhet e shumta (publike e private) që kam zhvilluar në dekadat e fundit, më ndihmojnë që të parashikoj se kandidatët e Ramës dhe Berisha-Metës do të jenë petendentët realë për kryebashkiakë në njërën apo tjetrën bashki.
Ndërkohë, kandidatët e Bashës mund të mos jenë pretendentë për fitues, por sasia e votave që do të marrin ata do të vlejë jashtëzakonisht si test për vazhdimësinë e projektit politik Basha.
Në qoftë se kandidatët e Bashës në 6 bashkitë luahten në kufijtë 5%-10%, partia e Bashës mund të përfundojë si ajo e Pollos, që mori 6% të votës popullore me siglën e PD-së më 2001, e pastaj u shkri me partinë e Berishës më 2005. Në qoftë se kandidatët e Bashës marrin 20%-25% më 6 mars, ai praktikisht regjistrohet në opinionin publik si poli i tretë në trekëndëshin Rama; Berisha-Meta; Basha….