Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur interesit të medias, nëse do e njohë Lulzim Bashën si kryetar të PD-së.
“Nuk dëshiroj të hyj në këto cështje, nuk jam përfshirë dhe nuk kam dashur të përfshihem në historitë e kësaj force politike.
“Dy herë kam bërë cdo gjë për të shpëtuar PD, është një forcë me shumë kontribute historike:
Një, kur donin ta ndanin me pahir, në reformë dhe antireformë, kur isha kryetar i Kuvendit
E dyta, në aventurën e tmerrshme ku u fut, jo vetëm me djegien e mandatave, edhe me shmangien e përplasjes për zgjedhjet vendore.
Më vjen keq kur shoh pas 30 vitesh një sjellje të tillë, që kurrë Ramiz Alia s’do guxonte ta bënte, ishte President dha dorëheqjen e i tha palës tjetër, merrni edhe Presidentin. Pas 30 vitesh ne krenohemi për këtë situatë që kemi dhe na duket Maqedonia e Kosova vite dritë para për sa i takon demokracisë.” u shpreh Meta.