Esther Acebo ose “Stockholm” siç njihet nga të gjithë pres serialit “La Casa de Papel” është në muajin e shtatë të shtatzënisë së saj të parë.
Ky lajm u publikuar nga vetë Esther me një postim në “Instagram” në fillim të muajit dhjetor. Pas e dha lajmin e pritjes së ëmbël, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj në mënyrë të vazhdueshme foto të procesit të shtatzënisë së saj.
Pavarësisht fotove të shumta, aktorja e ka mbajtur jetën e saj personale shumë të fshehtë dhe private. Identiteti i babait të bebushit ende nuk është bërë i njohur, megjithëse lidhja e saj e fundit publike ishte me aktorin Alejandro Tous. Por askush se di nëse janë ende bashkë apo nëse Alejandro është babai i fëmijës.
View this post on Instagram