Ditën e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, kanë ardhur tre parashuta. Njëra që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë parashuta që shkruante: 9 janar!
9 janari është pikërisht ditëlindja e ish-partneres së tij Bora Zemani dhe mesa duket fansat kanë dashur t’ia rikujtojnë aktorit të humorit, edhe pse tashmë ai është në një lidhje tjetër me banoren e shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Pas këtij veprimi Donaldi ka biseduar menjëherë me Beatrix duke i shpjeguar kuptimin e datës 9 janar. Beatrix u tregua e mirëkuptueshme ndaj tij, duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.
Por mesa duket ai i cili nuk ka duruar dot ka qenë pikërisht vëllai i saj këngëtari Alban Ramosaj. Ai ndryshe nga herët e tjera që ka zgjedhur të mos flasë ditën e sotme ka postuar një foto të çiftit Donald-Beatrix dhe ka shkruajtur:
“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë ? Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.
Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam.
Jam krenar për ty Trix! <3
Luaneshës skanë ci bëjnë, mbetet në Throne
#TruthAlwaysPrevails
#PureHeartsAlwaysWin”