I ftuar në emisionin Frontline, mjeku infeksionist, Ilir Alimehmeti tha se humbjet e jetës kanë rënë në vendin tonë. Ai shtoi, se variatni omicron ka transmetueshmëri më të lartë dhe kësisoj sipas tij, do të ishte e udhës që të pavaksinuarit dhe ata që s’e kanë kaluar sëmundjen të vaksinohen.
“Humbjet e jetës janë shumë larg edhe pikut të mëparshëm. Jemi shumëfishm më poshtë. Një virulenca është më e ulët, virusi është më i dobët, imunizim më i madh, pra një përqindje e madhe ose është i vaksinuar ose e ka kaluar sëmundjen. Çdo vit kemi grip sezonal. Kurrë atje nuk numërojmë rastet e reja sepse janë shumë. Sezonin e fundit të gripit sezonal, pra në janar shkurt të 2020 kemi përllogaritur që në javën e gripit kemi pasur mijëra persona me grip. Ne matim shtrimet në spital, rastet e rënda dhe humbjen e jetës. Se sa njerëz që kanë pak temperaturë dhe kanë pak dhimbje bote nuk raportohen dot. (Pse testet e shpejta dalin negative) Do të kemi raste false negative, por kur del pozitive është e sigurt. Nga ana praktike klinike s’na intereson shumë se si del testi. Ne na intereson pacienti. Omicroni prek më pak fëmijët se sa Delta. The Economist po të ketë burime, ato përmend ato zyrtare”, tha Alimehmeti.
Mjeku foli dhe për ndryshimin e masave. Sipas tij, një hap i tillë nuk ka pse të ndërmerret, për aq kohë sa vendi është duke e përballuar sëmundjen. Ai shtoi më tej, se thuajse të gjithë shqiptarët do të bien në kontakt me Omicron, por derisa të arrijë ajo ditë, duhet të jemi të përgatitur.