Pas informacioneve dhe lajmeve që qarkullojnë mbi krizën e Ukrainës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë , në një reagim thotë se Rusia është duke e mbushur mjedisin mediatik me të pavërteta.
Sipas ambasadës amerikane e cila ka shpërndarë qëndrimin e qeverisë amerikane mbi këtë çështje, thekson se përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me dezinformata janë pjesë e një modeli të vjetër.
“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.