Faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjete sociale një njoftim, ku prezanton pjesëtarin më të ri të familjes Biden.
Përmes një videoje në facebook, ambasada prezanton “Komandantin”, një qen pastor gjerman i cili është dhe pjesëtari më i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Jeni njohur me Komandantin, qenin e ri të familjes së parë? Shihni më shumë foto të tij në faqen e Presidentit Joe Biden!”, shkruhet në postimin e ambasadës.