Rrallëherë, ka ndodhur që një konflikt të varet kaq shumë nga tekat e një njeriu. A është gati Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën? Apo po bën bllof, për të detyruar Perëndimin të heqë dorë nga vendimet e tij?
Askush nuk mund të jetë i sigurt për qëllimet e Putin. Edhe vetë ministri i tij i jashtëm ka dyshime për arsyen e vendosjes së trupave ushtarakë në kufi. Por, nëse lufta do të shpërthejë, bota do të jetë gati të vendosë sanksionet.

Ndoshta Putin po planifikon një pushtim në shkallë të plotë, me forcat ruse që do të përpiqen të marrin, Kievin, dhe të rrëzojnë qeverinë. Ose ai mund të kërkojë të aneksojë më shumë territor në Ukrainën lindore, duke krijuar një korridor që lidh Rusinë me Krimenë, gadishullin ukrainas që Putin e pushtoi në 2014, raporton abcnews.al

Po ai mund të pretendojë një luftë të “vogël”, në të cilën Rusia “shpëton” separatistët e mbështetur nga Kremlini në Donbas, një rajon lindor i Ukrainës, nga mizoritë e supozuara të Ukrainës. Për shkak se Putin ka marrë iniciativën, është e lehtë të konkludohet se është në avantazh.

Në fakt ai po përballet me zgjedhje të rrezikshme. Një luftë e madhe sjell rreziqe të jashtëzakonshme. Por një luftë më e vogël që kufizon këto rreziqe mund të dështojë të ndalojë lëvizjen e Ukrainës drejt Perëndimit.

Dhe nëse një luftë e vogël nuk sjell kapitullimin e qeverisë në Kiev, Putin në mënyrë të pashmangshme mund të shkaktojë një luftë më të madhe. Pushtimi rus do të ishte lufta më e madhe e Europës që nga vitet 1940, dhe përmbysja e parë e një qeverie europiane të zgjedhur në mënyrë demokratike nga një pushtues i huaj. Jo vetëm që do të kishte viktima të shumta nga ana e Rusisë, veçanërisht gjatë një kryengritjeje të gjatë, por gjithashtu kjo do të shkaktonte vdekjen e ukrainasve me të cilët shumë kanë lidhje familjare.

Rusia gjithashtu do të vuante nga sanksionet e vendeve perëndimore. Bankat e saj do të penalizoheshin ashpër dhe ekonomia e saj do të privohej nga komponentët thelbësorë amerikanë të teknologjisë së lartë. Të pasurit, duke përfshirë ndoshta vetë Putin, mund të ndalohen për të përdorur paratë jashtë vendit, raporton abcnews.al

Qytetarër rusë do të vuajnë nga standardet më të ulëta të jetesës, të cilat tashmë kanë rënë gjatë shtatë viteve të fundit. Dhe pushtimi i Ukrainës do të kishte një kosto strategjike për Rusinë. NATO do të përforconte mbrojtjen e anëtarëve të saj lindorë. Suedia dhe Finlanda mund t’i bashkohen aleancës.

Për Putin, pasojat ekonomike të luftës do të ishin të përballueshme të paktën në afat të shkurtër. Banka e tij qendrore ka 600 miliardë dollarë rezerva – më se e mjaftueshme për të përballuar sanksionet. Ndoshta, atëherë, ai do të mendojë për një plan pushtimi më pak ambicioz. Megjithatë, një luftë e kufizuar mund të shkaktojë më shumë viktima dhe do të jetë e vështirë të marrë fund.

Sanksionet mund të jenë më të lehta, por sigurisht do të dëmtojnë Rusinë. Shkëputja e Rusisë nga Perëndimi do të thellohet edhe më shumë. Për më tepër, nëse qeveria në Kiev do të fitonte pavarësinë, ajo vetëm do të dyfishonte përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Perëndimin. Trazirat e Putin gjatë tetë viteve të fundit nënkuptojnë se edhe rusishtfolësit në Ukrainën lindore nuk dëshirojnë lidhje të ngushta me Moskën.

Javët e ardhshme do të përcaktojnë se si Putin do të zgjidhë situatën. Europa po përballet me perspektivën që Rusia të pengojë rrjedhën e gazit me tubacione. Edhe në mungesë të një ndërprerjeje, prite të shpenzohet 1 trilion dollarë për energji në 2022, dy herë më shumë se në 2019. Lufta do të ndikonte edhe në çmimet e mallrave të tjera, raporton abcnews.al

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit. Rusia është një burim i madh metalesh: në situatën e tregjetve të sotme, edhe një goditje e vogël mund të çojë në rritjen e çmimeve të mallrave.

Një pushtim i suksesshëm i Ukrainës do të krijonte gjithashtu një precedent politik destabilizues. Kur Iraku pushtoi Kuvajtin në vitin 1990, një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga Amerika e “zhduku” atë. Putin, i cili ka një arsenal bërthamor në komandën e tij, tashmë është larguar nga aneksimi i Krimesë; nëse ai pushton një pjesë më të madhe të Ukrainës, është e vështirë të mendosh se ka ardhur koha që Rusia të bëjë paqe me NATO-n.

Më shumë gjasa, i ndihmuar nga prania e trupave ruse në Bjellorusi, ai do të hetonte paktin e sigurisë kolektive të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.

Jo vetëm që do ta krijonte shansin për të zbehur angazhimet e Amerikës ndaj Europës, por ai gjithashtu ka arritur të mbështetet në demonizimin e një armiku jashtë vendit për të justifikuar sundimin e tij të ashpër në vend. Gjasat që Kina të pushtojë Tajvanin me siguri do të rriten. Regjimet në Iran dhe Siri do të arrinin në përfundimin se mund të përdorin dhunën pa u ndëshkuar.

Nëse fuqia është e drejtë, kjo do të çonte në më shumë luftra. Me kaq shumë rrezik, Perëndimi duhet të përgjigjet në tre mënyra: të pengojë, të dialogojë dhe të përgatitet. Për të penguar Putin, fuqitë perëndimore – veçanërisht Gjermania duhet të paraqesin një front të bashkuar dhe të bëjnë të qartë se janë të gatshëm të paguajnë çmimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe gjithashtu të mbështesin ata ukrainas që janë të gatshëm t’i rezistojnë një ushtrie pushtuese.

Ndërkohë, diplomatët duhet të vazhdojnë të flasin, të gjejnë gjuhën e përbashkët, mbi kontrollin e armëve dhe të bëjnë presion që Putin dhe mediat të jenë të lira për të paraqitur situatën ashtu siç është. Dhe Europa duhet të përgatitet për krizën e ardhshme duke e bërë të qartë se tranzicioni i saj i enerjgisë do të shkurtojë varësinë e saj nga gazi rus duke përdorur magazinimin, diversifikimin dhe energjinë bërthamore, raporton abcnews.al

Në raste shumë të rralla, ka qenë kaq i ashpër dallimi midis interesave të një vendi dhe atyre të liderit të tij. Rusia do të kishte marrëdhënie më të mira, më të ngushta dhe paqësore me Perëndimin. Kjo gjë do të arrihej nëse Putin nuk do të vepronte në këtë mënyrë.

Pushtimi i Ukrainës mund të vërtetojë rënien e Putinit, nëse vendi kthehet në një moçal të përgjakshëm ose i bën rusët më të varfër, më të zemëruar dhe më të etur për ndryshim./abcnews.al