Në fund, fituesin duket se e ka vendosur Carlo Ancelotti. Sipas “Marca”, Real Madridi i ka përshpejtuar negociatat për Aurélien Tchouameni, mesfushorin e Monaco dhe kombëtares franceze, që i pëlqente (dhe i pëlqen) aq shumë Juventusit.
Emisari i “Los Blancos”, Juni Calafat, ka udhëtuar tashmë në Principatë për t’u marrë direkt me detajet dhe realizueshmërinë e operacionit. Klubi i Ligue 1 e vlerëson futbollistin e datëlindjes 2000 me 60 milionë euro. Ai po ndiqet nga afër edhe prej Chelsea.
Ancelotti po shtyn përpara, sepse kërkon një zëvendës për Casemiro. Juve u magjeps nga Tchouameni tetorin e kaluar, kur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve mes Belgjikës dhe Francës, lojtari i ri i Monaco fitoi nga të gjitha këndvështrimet balotazhin e brendshëm me Rabiot.