Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim pasditen e kësaj të shtune me demokratët e Durrësit, në kuadër të një turi takimesh në terren me strukturat në gjithë vendin. Por në çdo qytet që ka zhvilluar takime tashmë, ai është pritur me protesta nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe në Durrës, disa qytetarë kanë dalë në protestë. Ata mbajnë në duar pankarta të ndryshme me thirrje kundër Bashës, ku një ndër to shkruan “Kemi bërë burg për ty dhe ti u shite te Rama”.  Basha ka zhvilluar më herët takime në Fier dhe në Lezhë, dhe ashtu si në dy takimet e para.