Nga Mero Baze/

Jo rastësisht antimitingu I parë I enveristëve ndodhi në Tropojë në Janar të vitit 1991. Qyteti nga I cili kishin dal dy liderët e rinj të Partisë Demokratike, ishte revoltuar pasi “dy besëprerët” e Partisë, kishin turpruar Tropojën. Sidomos Saliu që partia e kishte çuar në shkollë, e kishte bërë doktor dhe I kishte besuar edhe shëndetin e udhëheqjes. Ky ishte mentaliteti shfajësues me të cilën nisën antimitingjet enveristët në Shqipëri. Është I njëjti argument dhe e njëjta mendësi e enveristëve të rinj të vitit 2022, të cilët pasi humbën betejën e 8 janarit, tani e kanë degraduar lëvzijen e tyre në antimitingje enveriste.

Por a e dëmton Partinë Demokratike ky fenomen?

Nëse ka një gjë që në fakt ndihmon procesin e percipitimit të së keqes dhe ndarjes nga një kulturë politike që i takon komunizmit është pëkërisht simptoma e antimitingjeve. Përfytyroni tani që në çdo qytet që do të shkoj Lulzim Basha, Sali Berisha do të organizoj 20 vetw ta presin me thirrrjet “Basha ik”. Kjo do të krijoj listën e njerëzve komik të qytetit, të atyre që do të konfrontohen fizikisht për Sali Berishën me miqtë e kolegët e tyre të disa muajve më parë. Shumë gjëra tragjike dhe dramatike janë harruar nga viti 1991, por gjërat komike nuk janë harruar ende. Dhe ato lidhen vetëm me antimitingjet e enveristëve.

Qindra njerëz më pas u ka ardhur turp nga ajo që kanë bërë, janë përpjekur të fshehin ngjarjen apo disa si Buajr Nishani të ndërrojnë dhe mbiemrin, por ana komike e asaj që ka ndodhur me bustin e Enver Hoxhës në krah nuk ka ikur. Kështu do të ndodh dhe me antimitingjet e Berishës. Të lusim zotin që ai ti bëj ato qytet më qytet ku shkon Lulzim Basha, që qytet më qytet, të jetë e qartë ndarja mes tij dhe qytetit, mes kulturës berisshiste dhe kulturës qytetare dhe mes të tjerash mes njerëzve që e përfaqësojnë Sali Berishën. Ata që do të marin përsipër “antimitingun” natyrisht do jenë symbol I tij në atë qytet dhe nuk ka më mirë se sa simbol I tij në çdo qytet të Shqipërisë të jenë kategori të tilla të degraduara njerëzish.

Sot disa nga ata që bën antimingtun e parë në Tropojë janë në ekipin e Foltores së Sali Berishës si organizatorë. Një prej tyre madje është koka që urdhroi antimintingun. Ata të shkretët që dolën në të ftohtin e 11 Janarit 1991, të protestonin kundër themelimit të PD si prerje në besë e partisë nga Tropoja, janë fshehur për 30 vjet mos t’ua kujtojë njeri. Ndaj këta që marrin pjesë në antimitingjet e Berishës, thjesht duhen filmuar dhe fotografuar që të mos harrohen. Duhen publikuar me humor dhe keqardhje. Është ndoshta nderi I fundit që Sali Berisha po I bën Lulzim Bashës, I pa vetdijshëm që po e diferencon nga plehrat dhe historitë e tij linçuese. Ky është në fakt Berisha i vërtet, një njeri banal, që e ka nisur karrierën prej antimitingjeve enveriste dhe po e mbyll me antimitingjet e veta. Së paku në një pikë nuk I tradhëtoi enveristët. Ua mbajti gjallë traditën.