Antonela Berisha e ka shprehur hapur mbështetjen për miken e saj Beatrix Ramosaj, si gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ashtu edhe pas daljes së saj.
Së fundmi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka bërë një gjest shumë të bukur kundrejt Beatrix. Ajo i ka shprehur suportin dhe dashurinë këngëtares nëpërmjet një dhurate dhe një dedikimi shumë të bukur, të cilën e ka postuar mamaja e Beatrix në një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”.
Antonela ka surprizuar miken e saj duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule, bashkangjitur me një dedikim që i jepte asaj forca dhe kurajo.
“Femrat e forta nuk dorëzohen kurrë. Ndoshta mund të kemi nevojë për një kafe, të qajmë pak, ose thjesht të kalojmë një ditë në krevat, por ne gjithmonë rikthehemi akoma më të forta!”- shkruhej aty.
Rikujtojmë se Beatrix ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike së fundmi pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo ka shprehur se ka patur nevojë për një qetësim për të përballuar sa më mirë tranzicionin nga rrugëtimi në reality show në jetën e përditshme.
Tashmë ajo është rikthyer me një këngë të re, në të cilën duket se tregon anën e saj të historisë së lidhjes me Donald Veshajn.