Ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaroi se historia e ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë fund një herë e mirë, duke shtuar se ai nuk mund të bëjë asnjë revolucion.
I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ Braho tha se Berisha sheh vetëm armiq për vdekje, të cilët sipas tij i i vret, i dhunon, ose i eliminon.
“Mund të ketë bashkim të tij me koalicione të tjera, që janë në krahun e Berishës. Do gjejë logo të një koalicioni. Kandidatët mund të jenë emra të PD-së, të Berishës, Por nuk është legalizuar akoma si parti. Ajo histori ka mbaruar e marrjes së selisë nga Berisha. Ky është Berisha. Ambasadorja e quajti; Spin doctor, që do të thotë njeri fantazist, që krijon situata të paqena. Mjerë ata që e ndjekin pas. Sheh ata njerëz gjysmë të dehur, të droguar, mental të fjalës. Deklarata e Kim përkthehet më shqip, që Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut politikisht. S’duket të dëgjohet dhe të marrë pjesë Berisha akoma në politikën shqiptare. Është i padëshirueshëm. Revolucionet si bën dot Sali Berisha. Këtë revolucion as e ka filluar as nuk e çon dot deri në fund.
Revolucionet s’bëhen me fiolozofinë e Berishizmit. Është filozofi e tejkaluar. Është kopje e keqe e filozofit Karl Smid, bashkimi i dhunës, i të konsideruarit kundërshtarit-armik. Këtë bëri në 92-93. Kundërshtarin e tij Nano e eliminoi, këtë bëri në 96..
Dhunë mbi deputetët socialistë, këtë bëri në 97, në 21 janar, në të gjitha ngjarjet. Ky është Berisha që sheh vetëm armiq për vdekje, që ose i vret, ose i dhunon, ose i eliminon. Ky ‘revolucionar’ i madh që shpresën e ka të dhuna, se kupton se koha ka kaluar.”, tha Braho.