“Il Messaggero” analizon situatën e repartit sulmues të kombëtares italiane. Rikthimi i Mario Balotellit vë në pikëpyetje rëndësinë e Ciro Immobile në kombëtaren e Mancinit, por shifrat dëshmojnë se “peshorja” anon nga sulmuesi bardhekaltër.
Trajneri axurr nuk mund të bëjë pa një sulmues që ka fituar “Këpucën e Artë” europiane dhe tri herë çmimin e golashënuesit më të mirë të Serie A, duke demonstruar një instinkt vrasës në zonën e penalltisë.