Barcelona është e bindur se do ta marrë falas mbrojtësin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, në afatin kalimtar të verës, sipas Goal.

Azpilicueta ka qenë lojtar titullar i padiskutueshëm në skuadrën e parë të Chelseat që prej se kaloi në Stamford Bridge më 2012, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ai ka mosmarrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës, gjë që i ka dhënë mundësi Barçës ta marrë atë në Camp Nou.

E etur për të shkuar cilësi dhe përvojë në vijën e mbrojtjes, Barcelona e ka bërë 32-vjeçarin synim kryesor për verën që vjen.

Trajneri Xavi Hernandez po bëjë përpjekje të mëdha për ta përmbyllur marrëveshjen.

Ndërkohë, Chelsea shpreson të llogarisë në shërbimet e tij edhe për sezonin 2022/23 dhe ka biseduar me të për rinovimin e marrëveshjes.

Por deri tani nuk ka marrëveshje mes palëve. Chelsea i ofron Azpilicuetas marrëveshje njëvjeçare, me mundësi për edhe një sezon tjetër për shkak të moshës së tij.

Në anën tjetër, Barça i ofron atij marrëveshje më afatgjate sesa të kaltrit.