Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një status në ‘Twitter’ ka reaguar me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka publikuar foto ku Berisha shihet me diktatorin Enver Hoxha, ndërsa thekson se është prova më kuptimplotë që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

‘Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit’, shkruan Bardhi.