Kryedemokrati Lulzim Basha i kërkoi falje shqiptarëve për çfarë panë gjatë paradites së 8 janarit, sipas tij Berisha tentoi që të kryentë vëllavrasje me një grusht huliganësh rreth tij.

Basha tha se skenari i Berishës dështoi falë rezistencës së demokratëve të vërtetë.

“Berisha donte gjakderdhje mes demokratëve në 8 janar. Donte të merrte godinën që ta kthente në një bunker kundër non gratas amerikane”, tha Basha.

“Ajo që panë shqiptarët në 8 janar nuk është PD, por një grusht huliganësh të instrumnntalizuar nga Berisha dhe një grup demokratësh që qendronin si fasadë. PD është dickca tjëtër dhe do të jetë diçka tjetër më e mirë mbi këto rrënija të 8 janarit, më e hapur, me rëflektuese, më bashkëpunuese sepse Shqipëria ka nevojë për ndryshim, që nuk e sjellin as Berisha dhe as Rama”, tha Basha duke folur në News24.

Kryedemokrati tha se PD nuk mund të vijë në pushtet me një person “non grata” në të. Bunkerizimi i PD-së është interesi i Berishës, përmes të cilës të mbrojë veten kundër vendimit të SHBA-ve.

“Shqiptarët e kuptojnë se kur një njeri behët gati të shkatërrojë partinë, atëherë ai që përfiton është kryetari i qeverisë. Prandaj Berishën dhe Ramën i lidh një interes. Ramës i intereson që PD të mos jetë në terren siç bëm ne në shtator, ndërkohë që ai është I zhytur në skandale. Dhe Berisha me dhunën e tij është shërbimi më i mirë që i bën Ramës”, tha Basha duke shtuar se kriminelët dje përdoreshin nga Rama për të vjedhur zgjedhjet, tani të njëjtët përsona po përdoren edhe nga Berisha.