Sali Berisha mohoi akuzat e Lulzim Bashës se kishte forcuar sigurinë në godinë pasi kishte të dhëna se do të kishte viktima në protestën para selisë.
Duke e konsideruar Bashën një gënjeshtar, Berisha përsëriti edhe njëherë se protesta e sotme do të hyjë në histori.
“Njeriu që në çdo dy fjalë lëshon 3 gënjeshtra nuk meriton përgjigje. Ajo fjalë nuk është thënë kurrë nga askush. Po ajo fjalë regjistron e regjistruar si kërcënim nga lejtnantët e Lulzim Bravës, por as blindet dhe as vrimat e miut nuk e shpëton nga populli opozitar Bashën. Sot u arrit shumë. Sot u arrit që çdo shqiptar të kuptojë se çfarë përfaqëson Lulzim Basha.
Mos harroni se vetëm në zgjedhjet e fundit ishin mijëra që votuan kundër Edi Ramës, për poshtërimin, varfërimin që iu bën ai shqiptarëve, për mbylljen e dyerve në BE, njerëz që vdesin se nuk kanë ilaçe, ushqime. Të gjitha këto, të gjithë këta panë fytyrën e Bashës si një vegël e Edi Ramës”, tha Berisha.