Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas dëshmisë së tij në prokurori, tha se autorët e dhunës së 8 janarit duhet të vihen para drejtësisë.
‘U thirrën për tu përdorur si fasadë një pjesë shumë e vogël ju përgjigj thirrjes por u distancuan nga dhuna, egozimi pa kufi po i Sali Berishës po shkakton shumë dëme PD-së për interesa të tij personale. Kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë të organizatorëve frymëzuesve të dhunës, e të jemi një orë e më parë në krye të betejës që ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth. Kohë e çmua mediatike që duhet të vihej në dispozcion të të mirës publike, kjo prokurori duhet të vlonte nga të arrestuarit për afera korruptive. Me gjuhën e dhunës Sali Berisha është përpjekur që ta frenojë këtë. Demokratët ja kanë dalë që të tregojnë se nuk mund të bëhen pjesë e inskenimit të dhunës. PD mbetet një forcë politike e pjekur dhe e mençur. Kështu duhet ta shihni 8 janarin jo si një ngjarje izoluar por si një pjesë e një grupi njerëzish që duan ta mbajnë për interein tyre personal. Nga ana tjetër janë shqiptarët dhe demokratët që duan ndryshimin dhe jemi të vendosur që mos të lëshojmë pe. E sotmja si 8 janari kanë hyrë në historinë e demokratëve si ditë të dhimbshme.’- u shpreh Basha.