Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa mesazhe pas takimit që kishte me gratë demokrate.
Basha ka bërë thirrje që shpaloset një tjetër mendësi dhe larg gjuhës së urrejtjes dhe modelit për të linçuar frikë.
“Bashkë për të ardhmen, me zonjat e Lidhjes së Demokratike të Gruas, që me kurajo dhe shpresë kanë nisur procesin e riorganizimit për të qenë një organizatë partnere moderne, që përfaqëson dhe fuqizon realisht gratë. Në këtë proces do të shpalosim vlerat tona, duke larguar njëherë e përgjithmonë toksiant e të kaluarës, gjuhën e urrejtjes, modelin e lincimit dhe frikës, për të shpalosur një tjetër mendësi, me të cilën do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.” shkruan Basha.