Bayern Munich do ta shesë sulmuesin e vet Robert Lewandowski, nëse ai nuk e pranon marrëveshjen e re me klubin, sipas gazetës gjermane Bild.
Marrëveshja e tanishme e Lewandowskit me Bayernin mbaron verën e vitit 2023 dhe ai do të shitet në verë nëse nuk nënshkruan ujdi të re në Allianz Stadium.
Polaku 33-vjeçar e ka shprehur dëshirën për të luajtur në nivelin më të lartë edhe për të paktën katër vite të tjera.
Por Lewandowski, i cili këtë javë e fitoi çmimin Lojtari më i Mirë i FIFA-s 2021, nuk ia ka përkushtuar ende të ardhmen e vet Bayernit.
Kampioni gjerman i ka ofruar atij marrëveshje të re dhe është i gatshëm të heqë dorë nga ai përfundimisht nëse i refuzohet vazhdimi i kontratës.
Bayerni nuk do të donte ta humbiste atë pas asnjë qindarkë, prandaj është i gatshëm ta shesë në verën që vjen.