Bashkimi Evropian po planifikon që të dhurojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022. Kështu bëri të ditur presidentja e Komisionit të Europian, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh të transmetuar në rrjetet sociale.
“BE është donatori më i madh i vaksinës për Covid-19. Ne tejkaluam objektivin tonë të shpërndarjes në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta. Dhe ne do të bëjmë më shumë. Ekipi Europë ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022. Jemi në rrugën e duhur”, nënvizon presidentja e KE.