Mbrëmjen e djeshme Beatrix Ramosaj publikoi këngën “Faj”, një dedikim për historinë e saj me Donaldin. “Kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet. Lëre! Lëri se ça thonë (më the)! Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton! Tjerët lëri t’xhelozojnë, oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë”, këndon ajo.
Donaldi nuk e ka dëgjuar ende, por vëllai i tij Romeo e ka mbështetur publikisht Beatrixën. Ai e ka publikuar këngën e saj në Instastory, duke e etiketuar.
Më tej, Romeo e ka shpërndarë dhe në profilin e Donaldit në Instagram. Aktori ka treguar gjithmonë se e mbështet historinë e tyre.