Këngëtarja Beatrix Ramosaj, një ndër banorët e të ashtuquajturës “shtëpia më e madhe në Shqipëri” Big Brother VIP është një ndër personazhet më të komentuar gjatë ditëve të fundit. Kjo për shkak të lidhjes së saj me humoristin Donald Veshaj.

Këngëtarja së fundit ka rrëfyer se Donaldi është distancuar ndaj saj, pasi nuk i shpreh më dashurinë si më parë. Andaj dhe këngëtarja ka vendosur që tashmë të komplimentojë veten. Gjatë një bashkëbisedimi me banoret e BBV, ajo u ngrit duke treguar këmbët e saj dhe duke i shpreh “dashurinë”: “O shalë, o yll. Këmbë më të bukura s’kam parë”.

“O ma faleminderit për këmbët e mia, që mi ke bërë. Unë i dua mami. Gjoksin nuk ma dhe por e bëra veta, po s’ka gjë. Gjoksin e bëra vetë, po këmbët që mi ke dhënë vallahi … Shikojini si kam (i drejtohet banoreve) Këmbë më të bukura pz nuk kam parë. O shalë e bukur, o yll (i drejtohet këmbëve të saj)”, u shpreh këngëtarja.