Pasi në shumë media online po qarkullon se emri i vërtetë i këngëtares së njohur, Beatrix Ramosaj, është Behigje, ka reaguar i vëllai Alban Ramosaj.
Ai ka ndarë me fansat një Instastory ku shihet një lajm për emrin e këngëtares dhe hedh poshtë të gjitha aludimet.
“Behigje Ramosaj, hahahahahaha o vdiqa. Kom kesh n’zo o njerëz. Lajmi më i mirë deri më sot. Beatrix Ramosaj emri jot i ri është Behigje dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen time”, shkruan ai duke qeshur me të madhe.