Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sic kishte paralajmëruar po mban një konferencë për shtyp me gazetarët pas ndodhive të ditës së sotme në selinë blu. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ditën e sotme është ushtruar terror ndaj demokratëve ndërkohë që pavarësisht dhunës së ushtruar Berisha e konsideroi këtë protestë madhështore dhe paqësore.

“Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën. Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte”- shpreh ai.