Mediat e huaja prestigjioze, si Reuters apo Washington Post e konsideruan protestën e Sali Berishës para selisë së PD si të dhunshme. Por kjo nuk është pranuar nga ish-kryeministri i cili në një konferencë për mediat u shpreh se korrespondentët e këtyre agjencive janë të lidhura kokë e këmbë me Edi Ramën.
“Së pari hedh poshtë kategorikisht se kjo ka qenë protestë e dhunshme. Mediat e huaja nuk kanë patur këtu përfaqësues. Ka dy përfaqësues të mediave të huaja që janë të lidhura me Ramën dhe që japin lajme në kundërshtim me traditën e agjencive që përfaqësojnë.
Unë nuk e di kujt i referoheni. Washington Post dhe Reuters u referohen gazetarëve të tyre të lidhur fund e krye me Edi Ramën.
Sa i përket deklaratës së Ambasadës së SHBA nuk e kam lexuar. Për Reuteres jam i sigurtë, është kushëriri i Edi Ramës. Por ne do ti informojmë ato. Edhe AP e ka marrë nga korrespondenti i saj në Tiranë. Ne do ti çojmë të gjitha dokumentet, do ti shkruajmë edhe Washington Post”, tha ai.