Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk planifikon të kandidojë për presidencën, sipas raporteve të medias lokale.

Berlusconi tha dje në një takimi virtual të përfaqësuesve të lartë të partive të qendrës së djathtë të Italisë se po tërhiqej nga gara.

Berlusconi nuk mori pjesë personalisht në takim dhe deklarata e tij u lexua nga një përfaqësues, sipas raportimeve në disa gazeta të përditshme dhe agjencitë e lajmeve ANSA dhe Adnkronos.

Presidenti i Italisë, i cili do të pasojë Sergio Mattarellan, zgjidhet nga anëtarët e dy dhomave të parlamentit – Dhoma e Deputetëve dhe Senati – si dhe përfaqësues të rajoneve dhe provincave autonome.

Partitë e krahut të djathtë ”Fratelli d’Italia” dhe ”La Lega” kishin premtuar javën e kaluar mbështetjen e tyre për liderin e ”Forza Italia” në zgjedhje, por votat e tre partive nuk mjaftojnë për një shumicë.

Berlusconi shërbeu katër mandate si kreu i qeverisë në Romë.

Ai ishte gjithashtu objekt për paditë e shumta kundër tij, përfshirë edhe festat famëkeqe të ashtuquahtura ”bunga bunga”, me vajza të reja.