Që Xhensila Myrtezaj i ka frikë gjilpërat këtë tashmë e dinë të gjithë. Sot këngëtarja i është dashur të bëjë një gjilpërë dhe në këtë “betejë” të saj, këngëtarja nuk e ka “pasur pranë” bashkëshortin e saj Besin.
Ky i fundit njihet për humorin e tij dhe teksa Xhensila po bëhej gati të vaksinohet, Besi filmonte. Kjo ka bërë që këngëtarja t’i kthehet ashpër.
“Po me gjithë atë telefon, i o burrë i dheut se kam frikë të lutem”, dëgjohet të thotë Xhensila.