Vazhdon për të pestën ditë radhazi rënia e numrit të infeksioneve në Britaninë e Madhe, pas rekordit të mbi 200 000 të infektuarve të së martës së kaluar. Janë rreth 141 472 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, thënë ndryshe 5 000 më pak se pardje.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Londrës, të vdekurit në 24 orët e fundit ishin 97, gjithashtu në rënie nga 313 të pardjeshmit. Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi tri ditë më parë se ”pavarësisht rritjes rekord të rasteve të koronavirusit, kufizimet aktualisht në fuqi në Angli ishin qasja e duhur dhe do të mbaheshin”. ”Ne kemi një shans për të kapërcyer këtë valë Omicron pa e mbyllur vendin tonë edhe një herë”, tha Johnson në një konferencë shtypi.

”Ne mund t’i mbajmë shkollat ​​dhe bizneset tona të hapura dhe mund të gjejmë një mënyrë për të jetuar me këtë virus”, theksoi ai.