Ndryshe nga Evropa apo më gjerë, kur po shtrëngohen masat kundër përhapjes së Omicronit, kryeministri britanik Boris Johnson thotë se shtama është kaq e përhapur saqë nuk ka kuptim të pengohen më tej ata që duan të hyjnë në ishull pasi cdo masë do kishte ndikim të kufizuar.
Andaj kushdo që do të shkojë në Angli nuk do të ketë më nevojë të bëjë tampon 48 orë përpara nisjes drejt ishullit dhe as të karantinohen dhe të bëjnë tamponin e PCR. Kjo nënkupton rikthimin e gjendjes përpara tetorit kur nuk kishte kufizime për udhëtarët, cka përbën një lajm mjaft të mirëpritur për ata që udhëtojnë dhe turizmin.
Këto tampone veçse kanë shtuar qindra stërlina në buxhetin e atyre që kanë udhëtuar gjatë muajve të fundit.
Ky lajm vjen pavarësisht se 1 ndër 15 britnaik ka qenë me Covid përpara një jave, por vaksinimi me dozën e tretë ka mbërritur në 60% të popullsisë dhe afron 90% e britanikëve janë vaksinuar me dy doza.
Qeveria e Boris Johnson duket se ka adoptuar opsionin pragmatist të të jetuarit me virusin, kur një pakicë e vogël britanikësh ende nuk pranojnë të vaksinohen dhe kjo duket se po pranohet si përzgjedhje e tyre për të jetuar rrezikshëm, në kushtet kur doza e tretë e vaksinës është gjerësisht e disponueshme.
Britania ishte i vetmi vend në Evropë që kërkonte që edhe ata që ishin vaksinuar plotësisht, madje edhe me tre doza, duhet të bënin dy tampone kur të riktheheshin në ishull. Heqja e tamponëve dhe karantinimit ka shtuar një rritje të menjëhershme të pronotimeve për fluturime dhe udhëtime jashtë Britanisë.