Pasaporta shëndetësore e nevojshme për të hyrë në restorante, bare si dhe kafene do të jetë e vlefshme vetëm për 7 muaj në Greqi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Thanos Plevris i cili ka deklaruar se ky vendim do të futet në fuqi nga data 1 Shkurt, prandaj ata që nuk janë vaksinuar shtatë muaj pas dozës së dytë do të konsiderohen të pavaksinuar.
Plevris në një prononcim për mediat ka sqaruar se vlefshmëria e certifikatës evropiane mund të përdoret për udhëtime në Evropë. Kufiri shtatë mujor i skadimit të certifikatës së vaksinimit, për ata që nuk kanë marrë një dozë të tretë, tashmë është vendosur për ata mbi 60 vjeç dhe po shtrihet në të gjitha grupmoshat.
Pas datës 16 Janar , të pavaksinuarit do të paguajnë një gjobë prej 100 € në muaj.
Aktualisht në Greqi sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë janë rreth 500 mijë qytetarë të cilët kanë të drejtë për tu vaksinuar por ende nuk kanë marrë dozën e tretë.