Deputeti Luan Baçi bashkë me mbështetësit e tjerë të ish-kryeminstrit Sali Berisha shkuan sot në ambientet e PD për të zhvilluar një takim, por gjetën dyert të mbyllura.
Në një prononcim për ABC, Baçi tha se dyert e selisë ishin të mbyllura jo se po kryheshin punime, por sipas tij për të krijuar idenë se po krijohet dhunë në PD.
“S’duhet të merremi me këto afatet e ultimatumet. Sot erdhëm për të bërë një takim lart te PD. I gjetëm zyrat mbyllur, megjithëse kishim një informacion sepse edhe tabaku i kishte gjetur mbyllur. Se po lyhet e riparohet këto janë justifikime për të krijuar idenë se po përdoret dhunë te PD. S’po përdoret dhunë te PD jemi anëtarë të një subjekti parlamentar”.
I pyetur lidhur me ultimatumin e Berishës ndaj Bashës për largimin e tij nga selia, Baçi tha se nuk do të ketë dhunë nëse kryedemokrati nuk largohet.
“S’ka nevojë ti bindet Basha s’ka nevojë, selia është këtu demokratët kët, Basha të bashkohet me demokratët, është shumica, s’ka përplasje, s’ka dy grupime sepse Basha s’ka mbështetës”.