Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka treguar se është tip emotiv dhe e kemi parë shpesh të përlotet.
Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, teksa në shtëpi është dëgjuar kënga e Alban Ramosajt “Theje”. Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët pas zërit të vëllait dhe Donaldi ka nxituar ta përqafojë.
Kujtojmë se Beatrix ishte prezente natën e dytë te Festivali i Këngës. Ajo ndoqi live performancën e Albanit dhe u takua me të dhe të ëmën.