Dashi

Hëna e Re në Ujor të martën ju ndihmon të bëheni kurioz, komunikues dhe mbështetës për miqtë tuaj. Retrogradi i Merkurit përfundon të enjten dhe rikthen ambicien, vendosmërinë dhe efikasitetin në vendin tuaj të punës. E premtja sjell kufij më të fortë mes jush dhe miqve tuaj.

Demi

Cili është skenari juaj më i mirë i karrierës? E marta do jetë një ditë e suksesshme. Mërkuri në Retrogradë përfundon të enjten dhe ju ndihmon të aplikoni ide, vizion dhe strategji të reja për çështje të ndërlikuara. Lidhja Diell-Saturn e së premtes u jep aftësive tuaja drejtuese një nxitje për sukses më të madh.

Binjakët

Do ndryshoni mendje. Të martën do të rivlerësoni, zbuloni dhe shihni se çfarë ka qenë para jush. Retrogradi i Mërkurit përfundon të enjten dhe ju rilidh me seksualitetin, kënaqësinë dhe autenticitetin kuptimplotë. Lidhja Diell-Saturn e së premtes kërkon angazhimin tuaj për edukim, udhëtim dhe mundësi të mëdha.

Gaforrja

Jeta është edhe e bukur edhe zemërthyese, Gaforre. Duhet të zbusni zemërimin. Mërkuri në Retrogradë përfundon të enjten dhe kthen kompromisin dhe mirëkuptimin.

Luani

Ku është dashuria që dëshiron të japësh dhe të marrësh, Luan? Hëna e re e së martës në Ujor dëshiron që ju të zgjasni dhe të përjetoni versionin më të lartë të besimit dhe dashurisë. Mërkuri në Retrogradë do përfundojë duke ju përshtatur me zakonet tuaja më të mira. Të premten do të gjeni mesin më të saktë mes jush dhe të tjerëve.

Virgjëresha

Cilat zakone ju përcaktojnë? Fundi i Mërkurit në Retrogradë ju rrit vetëvlerësimin. E premtja do të sjellë një strategji të re për ju.

Peshorja

Ndani historinë e zemrës suaj, Peshore! Hëna e Re në Ujor dëshiron që ju të ndani një shpresë, frikë, dëshirë dhe/ose emocion me dikë që ka nevojë ta dëgjojë atë. Fundi i Mërkurit në Retrogradë do ju ndihmojë të shprehni me saktësi ndjenjat tuaja.

Akrepi

Çfarë është ‘shtëpia’ për ju, Akrep? Hëna e Re në Ujor ju ndihmon të gjeni dhe të lidheni me njerëzit dhe vendet që ju bëjnë të ndiheni të sigurt. Do sqarohet çdo keqkuptim dhe keqkomunikim. Do të lidheni me ‘familjen’ tuaj me më shumë besnikëri dhe besim.

Shigjetari

Zgjeroni komunikimin dhe zgjeroni botën, Shigjetar. Hëna e re e së martës në Ujor dëshiron që ju të zgjeroni fjalorin tuaj dhe të përjetoni një jetë më të kënaqshme. Do mund tëarrini edhe sigurinë financiare.

Bricjapi

Hëna e Re e së martës në Ujor ju ndihmon të qëndroni të përqendruar në hapësira komplekse duke sqaruar vlerat tuaja dhe si të jetoni në to për paqen e brendshme. Mërkuri në Retrogradë përfundon në shenjën tuaj të enjten dhe të menduarit dhe të folurit tuaj të qartë rikthehet. Do ë vini në praktikë vlerat tuaja për sigurinë personale.

Ujori

Gëzuar ditëlindjen, Ujori! Hëna e Re e së martës në shenjën tuaj dëshiron që ju t’i tregoni universit të gjitha dëshirat tuaja për ditëlindjen, ndaj jini specifik dhe të patrembur. Lidhja e së premtes Diell-Saturn kërkon një qasje të përkushtuar ndaj një qëllimi të ri që po ëndërroni.

Peshqit

Nga çfarë doni të çliroheni? Hëna e re e së martës në Ujor dëshiron që ju të çliroheni nga kurthi i të menduarit tepër apo i zakoneve dhe sjelljeve që ju mbajnë të mbërthyer. Retrogradi i Mërkurit përfundon të enjten dhe zbut marrëdhëniet tuaja me miqtë. Lidhja Diell-Saturn e së premtes dëshiron që ju të merrni përgjegjësinë për çdo rol që po luani.