DPSHTRR ka bërë me dije se për të gjithë qytetarët se mjeti që nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, nuk lejohet ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni pranë kësaj drejtorie. Nëpërmjet një postimi në Facebook DPSHTRR liston të gjitha mjetet që lejohen të importohen/regjistrohen.
“Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen? EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.
EURO 4 e sipër: Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër. EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet: Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!”, njofton DPSHTRR.
DPSHTRR thekson për qytetarët se me datë regjistrimi nënkuptohet targimin në këtë drejtori. “Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit! Shembull: Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2007, është 31 Dhjetori 2022!”, bëhet me dije më tej.