Në Itali janë regjistruar 155.659 persona të infektuar me COVID-18, ku janë bërë afro 1 milionë tampon.

Një shifër goxha më e ulët krahasuar me një ditë më parë, ku Italia regjistroi afro 200 mijë persona të infektuar. Nga ana tjetër, janë shënuar 157 persona të vdekur, duke e dërguar këtë numër në total në 139.038. Në terapi intensive janë shtruar 1595 pacientë (+38), ndërsa janë shëruar 30399. Norma pozitive prej 15.7%.

Personat e shtruar në spital me simptoma janë 15.657 (+717) ndërsa në izolim në shtëpi janë 1.926.737 persona. Aktualisht rastet pozitive në vendin fqinj janë 1 943 979. Norma e pozitivitetit është paksa më e ulët (0.5%) krahasuar me një ditë më parë.