Në Slloveni nuk ka të ndalur rritja e infeksioneve, të cilat në 24 orët e fundit kanë shënuar kulmin me më pak se 14,000 raste nga 22,924 teste të kryera, e barabartë me një normë pozitive prej 76.3%.
Prej ditës së djeshme janë shënuar 14 vdekje. Në vend janë regjistruar 136 355 të infektuar aktivë, mbi 10 mijë më shumë se një ditë më parë. Direktivat e reja ministrore, të cilat hynë në fuqi në fillim të javës, po krijojnë disa vështirësi në menaxhimin e pacientëve.
Sipas protokollit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, repartet spitalore të dedikuara për koronavirusin trajtojnë edhe pacientët me sëmundje të tjera që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Sipas raporteve nga Agjencia Sllovene e Shtypit (Sta), kjo situatë ka bllokuar gjithashtu kujdesin e zakonshëm shëndetsor duke krijuar ngarkesë në ambientet e dedikuara për trajtimin e Covid-19.
Për momentin janë 670 persona në nevojë nën kujdesin spitalor, nga të cilët 127 janë në terapi intensive.