Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mori pjesë në sezonin online të takimit me Komisionin Europian ku prezantoi sot disa nga rezultatet e agjendës së decentralizimit dhe objektivat për vitin 2022 për Strategjinë e re ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore.

Çuçi thekson se për garantimin e sigurisë do duhet një angazhim më i madh vendor.

“Më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje, konsultim cilësor mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale, për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe zbatimin më të mirë të politikave publike. Për garantimin e sigurisë do duhet një angazhim më i madh vendor, përtej detyrave funksionale dhe rolit primar që ka Policia e Shtetit”, u shpreh Çuçi.

“Thënë këto përgjatë këtij viti do të krijojmë Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Komunitet dhe do të institucionalizojmë Këshillat Lokalë të Sigurisë, të cilat do të fuqizohen më tej dhe do të shërbejnë si qendra të parandalimit në nivel vendor”, theksoi ai.